Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar ndaj gazetarit të televizionit publik, Ridvan Berishës.
Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thonë se Gjykata Speciale është e Kosovës, por e menaxhuar nga SHBA dhe Evropa.
Ata në reagimin e tyre ndaj Berishës, i thonë që mos ta pengojnë drejtësinë, pasi që, edhe Hashim Thaçi tentoi por pastaj e pësoi.
Familja Imeri thekson se nuk mbrohet Thaçi dhe të tjerët duke u goditur Specialja.
Postimi i plotë i familjes së Haki Imerit:
Gjykata Speciale është formalisht gjykatë e Kosovës, por është e drejtuar dhe e menaxhuar nga ShBA, Europa me fjalë tjera nga ato shtete që janë anëtare të NATO Paktit që na ka çliruar.
-në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve termi "katolik" që janë përdorur nga dhomat e Specializuara nuk janë zbulim, ose emërtim i prokuroreve amerikan, kjo terminologji është marre nga intervistat e të burgosurve, pengjeve shqiptar të besimit katolik të të cilët iu kanë referuar me këtë term vetvetes gjate dhënies se dëshmive, para prokurove amerikan të dhomave te specializuara... motivi po duket i qartë që është propagande e errët që nuk u ndihmon të akuzuarve siç mendoni ju...
-gazetari Ridvan Berisha i RTK tha se shwedemani i ka dhënë dekorate Drecunit, pastaj tha mirënjohje e më në fund tha vlerësim cila është vërteta sipas teje Ridvan ?
Por e vërteta është se asnjëra nga këto që thua nuk është e vërtetë, ju me shumë po i besoni Drecunit se Amerikës, ju edhe derrit i thoni daje kur është nevoja apo jo!?
-nuk mbrohet Hashim Thaçi dhe te tjerët duke u goditur Gjykata Speciale me shpifje e dezinformata, ashtu po dukeni të luftoni misionin amerikan që bëri Kosovën shtet.., ashtu po goditni Thaçin sepse RTK SI medium që ai e kontrollon kuptohet se kjo fushatë është e orkestruar kundër Amerikës (Gjykatës Speciale)...
-mos e pengoni drejtësinë sepse Thaçi e pengoj por e pësoj..