Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Të pranishëm në Kuvend janë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj e që në lidhje me pranin e tij ka reaguar deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci.
Bogujevci ka publikuar një foto të Selmanaj duke u shprehur që ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet sipas deputetes, Selmanaj është duke shfrytëzuar seancën për për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.
Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve..

