Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe zyrtarit të PDK-së, Gani Kocit.
Mustafa tha se t’u përgjigjesh deklaratave të Haxhi Avdylit është si të biesh në gropë septike, teksa zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka thënë se “këto gropa septike duhet mbyllur me beton”.
Haxhi Avdyli thotë se të dytë janë e njëjta shkollë, ku shton se njëri marksist leninsit e tjetri komunist titist.
Sipas tij, këta të dy, Mustafa e Koci gjithmonë ishin bashkë, por tani vetvetiu po shpërfaqen çdo ditë.
Ai thotë se Kosovën s’do ua lejojmë ta shndërroni në gropë septike.
“Fjalor i njëjtë nga e njëjta shkollë. Njëri Marksist Leninist e tjetri Komunist Titist. Prandaj këta 2 gjithmonë ishin bashkë, por tani vetëvetiu po shperfaqen çdo ditë. Jo vetëm në fjalor por edhe në veprime. Gropa septike po i bashkon. Ama Kosovën sdo ua lejojmë ta shëndrroni në gropë septike. Kurrë. Harrone”, ka shkruar Avdyli.