Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin me burgim të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.
Ai ka përmendur rastin e Sabit Gecit, i cili do të vuaj dënimin me vendim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Pseudodrejtësia e Kosovës!
Për vrasjet e fëmijëve, grave, pleqve e burrave, ku dëshmitarët kanë dëshmuar se Darko Tasiç dhe babai i tij kanë drejtuar një kamion portokalli që mbante trupa të pajetë, duke i vënë flakën dhe duke e shtyrë atë në Lumin Drini pas masakrës në Krushë e Vogël, nga 22 vjet i ulet dënimi në 11 vjet.
Ndërkohë Sabit Geci, që sipas familjarëve, me vendim të një gjyqtari serb rikthehet në burg, tregon se në të dyja rastet ka ndërhyrje politike.