Qazim Rrahmani, kryetari në detyrë i Partisë së Ashkalive për Integrim deklaroi për Euronews Albania se vota e Etem Arifit për qeverinë Hoti është një votë e rregullt.
“Dje Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar të gjitha palët dhe pritet që në ditët në vijim të jepet epilogu në këtë çështje. Partia e Ashalive për Integrim mendon se vota e Arifit është rregullt e drejtë dhe nuk do ketë ndikim në situatën politike në Kosovë”, tha ai.
“Unë kam deklaruar disa ditë më parë dhe ka sqaruar se Partia e Ashkalive për Integrim është pjesë e kësaj qeverie dhe do të vazhdojë deri më momentin qe ne do të kemi rregullat e kësaj marrëveshje”, u shpreh ai më tej.
Ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë u zhvillua seanca e parë për vlefshmërinë e qeverisë Hoti.
Dje, nëntë gjyqtarë të Kushtetueses dëgjuan online dhe u parashtruan pyetje përfaqësuesve të Vetëvendosjes si iniciues të kësaj çështje, përfaqësuesve të qeverisë, Zyrës së kryeparlamentares, Komisionit për Mandate, KQZ-së dhe Këshillit Gjyqësor.
Pritet që vendimi të jepet në ditët në vijim, për vlefshërinë apo pavlefshërinë e votës së ish-deputetit Etem Arifi.