Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i ka vlerësuar aspak të drejta dhe se nuk i trajton seriozisht kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj tij, pas deklaratave për të pagjeturit.
Selmanaj në Rubikon, u shpreh se kjo qasje e tyre është e pabazë dhe ka motive të ulëta politike.
”Normalisht që as që e kam trajtuar në kuptimin serioz kërkesën e kësaj partie politike, sepse është krejtësisht kërkesë e pabazë me motive të ulëta politike”.
”Që s’ka të bëjë asgjë me realitetin”.
”Vetëvendosje duket se ka mbetur pa kauzë politike, ose është mësuar që nga krijimi i kësaj lëvizjeje që të shpikë kauza të paqena”.
”E në mungesë të kauzave ata kanë kapur tashmë këtë temë kaq të ndjeshme”.