Kabashi e zbulon urdhërin për krim: Ja sa para mi ofruan që ta vrisja gazetarin

Aktuale

Kabashi e zbulon urdhërin për krim: Ja sa para mi ofruan që ta vrisja gazetarin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:23
Shefqet Kabashi

Shefqet Kabashi, ish-luftëtar në Dukagjin dhe ish-i burgosur në Dubravë, si dhe i ftuar në Hagë për të dëshmuar në gjykimin e Ramush Haradinajt, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për emisionin Pressing.

Kabashi tregon se ka marrë urdhër nga eprorët e tij që ta vrasë gazetarin që ka shkruar për gazetën “Bota Sot”, Rrok Berishën.

“E mora urdhrin ta vras Rrok Berishën, mixha më tha të shpëtojë”, ka thënë ish-luftëtari i UCK’së.

Kabashi thotë se urdhrin për vrasje ia ka dhënë komandanti i tij Alush Agushi, i njohur si Mala.

“Më është dhënë urdhri në Jabllanicë nga Alush Mala i cili më ka ofruar Audin 15 mijë markëshe, më ka thënë të shkoj ta vras”, ka thënë tutje Kabashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat