Policia e Kosovës është duke vazhduar me ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19.
Gjatë ditës së djeshme policia ka gjobitur 692 qytetarë në bazë të ligjit COVID-19.
Ndryshe dje në vendin tonë është shënuar rekord i zi ku 22 persona humbën jetën nga virusi COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se aktualisht numri i rasteve aktive me Sars-CoV-2 është 13.784.
