Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Pas shumë tentimesh, të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme me 72 vota votuan pro Ligjit, e asnjë kundër e asnjë abstenim.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përgëzuar deputet që e kanë votuar këtë projektligj.
Ai ka bërë thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin.
“Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve.
Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, ka shkruar Haradinaj.