Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i qytetarëve.
"Ligji për rimëkëmbje ka kaluar. Ky ligj nuk është ligj i LDK-së, nuk është ligj i PDK-së, është ligj i qytetarëve të Kosovës. Ky ligj nuk arrituri të shantazhohet as nga Lista Serbe e as nga askush", tha ai.
Ndërsa, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Pas shumë tentimesh, të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme me 72 vota pro, asnjë kundër, e asnjë abstenim i dhanë “dritën e gjelbër” rimëkëmbjes ekonomike.
Ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u përmbajtën nga votimi.