Driton Tali, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga viti 2010, udhëhiqet nga “komunisti më i suksesshëm i Ballkanit”.
Ai u ka kërkuar anëtarëve të LDK-së të mos shesin moral, nën moton se "unë i rri besnik LDK-së sepse e ka krijuar Ibrahim Rugova", përcjell Bota sot.
Reagimi i Talit në Facebook:
Ani kur ma bëjnë do "unë i rri besnik LDK'së sepse e ka kriju Rugova".
U dostat e mi: partitë udhëhiqen prej Kryetarit, e pak ma pak prej Kryesisë, e edhe ma pak prej Këshillit të Përgjithshëm - Kuvendit.
Ibrahim Rugova ka vdekur me 21 janar 2006.
Nga 2010 ju udhëhiqeni prej "komunistit ma të suksesshëm të Ballkanit".
E ma mirë mos të flas kënd tjetër e keni në Kryesi e ... !
Bare heshtni e moral mos na shitni!