Ushtruesi i detyrës së organizatës së veteranëve të luftës, Faton Klinaku, ka njoftuar se me datën 11 dhjetor do të i konfiromohen aktakuzat, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Klinaku përmes një postimi në facebook citoi avokatin mbrojtës të Haradinajt, Bas Martens, se me datën 11 të këtij muaji do të konfirmohet aktakuza, kurse katër ditë më vonë do të mbahet seanca gjyqësore, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza për krerët e OVL-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore.