Bilanci ditor nga Covid-19: 11 viktima dhe 478 raste pozitive me covid-19

Aktuale

Bilanci ditor nga Covid-19: 11 viktima dhe 478 raste pozitive me covid-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 08:10
Ilustrim

Instituti Kombëtar ka njoftuar dje se nga 1,530 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar pozitiv me covid-19 478 raste.

Lajm jo i mirë për vendin tonë pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë si pasojë e covid-19.

“ Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç).”

“Numri total i rasteve pozitive është 41.777 raste nga 149.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.073 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e fundit.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 690 pacientë, ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 27,143 .

Komunat që regjistruan raste pozitive janë: Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime.

Aktualisht, vendi ynë është duke u përballur me 13,561 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat