Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar ndaj Shpejtim Bulliqit, kryetar i zgjedhur i Komunës së Podujevës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sharmi i demokracisë është ndërrimi i kohëpaskohshëm i pushtetit por që të udhëheq presidenik Bulliqi, është si me të hëngër qeni, përcjell Bota sot.
Gecaj ka thënë Zoti i ndihmoftë Podujevës.
Postimi i tij i plotë:
Sharmi i demokracisë është ndërrimi i kohëpaskohshëm i pushtetit, por me të udhëheqë Predsednik Bulliqi është si me të hëngër qeni ... zoti i ndihmoftë Podujevës!