Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, uron Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, duke thënë se shpreson që vitin tjetër kjo ditë do të shënohet në kushte të tjera.
“Kjo ditë e shënuar u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve që sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë dhe komunitetit dhe në të njëjtën kohë përfitojnë edhe shkathtësi, eksperienca dhe miqësi të reja anekënd botës”.
“Njerëzit e vendit tonë, kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar.
Shpresoj se vitin tjetër këtë ditë të veçantë do ta shënojmë në kushte krejt normale dhe pa pandemi!”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.