Parlamenti Evropian, ka prezantuar një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij studimi, fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.
"Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).
Mbi këtë studimi ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike Vigan Qorrolli, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se po del që LDK-ja formoi qeverinë e kryesuar nga Avdullah Hoti mbi themele të rrenës, intrigës dhe dezinformatës!
Postimi i tij në Facebook:
Ky është cicërimi më skandaloz i vitit 2020 për të cilin Parlamenti Evropian tha se është dezinformim ose “fake news” — të cilën me pas e përdoren mish për top LDK’ja për rrëzimin e qeverisë së Kosovës të kryesuar nga Albin Kurti.
Me fjalë të tjera, qeveria Hoti është krijuar mbi themele të rrenës, intrigës dhe dezinformatës!