Parlamenti Evropian, ka prezantuar sot një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtij studimi, fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.
"Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).
Në studim përmendet edhe gazeta Express, e cila akuzohet se është marrë me lajme të pavërteta, kur është rrëzuar Kurti nga pushteti. Ndaj lajmit ka reaguar drejtori i kësaj gazete Berat Buzhala, përcjell Bota sot.
Buzhala e ka quajtur qesharak e të poshtër këtë raport të shkruar për mediat.
Ai ka thënë se shkruesi i raportit ka lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Reagimi i tij në Facebook:
Nja tre autorë të huaj e paskan shkruar një raport për mediat në Kosovë, në mes tjerash e kanë akuzuar Gazetën Express, Klan Kosovën dhe disa media të tjera, që janë marrë me fake news në kohën kur është rrëzuar Kurti prej pushtetit. Ky është raporti më qesharak, por edhe më i poshtër, i shkruar për mediat.
Mirëpo, falë kolegëve të Insajderit, tash po e kuptojmë që shkruesi i raportit paska lidhje me Vetëvendosjen, paska qenë pjesë e organizmeve partiake.
Shame on you