Është publikuar një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Visar Berisha.
Ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, djali i Kolë Berishës, ish-nënkryetarit të LDK-së, ka thënë se i vetmi dezinformim në atë kohë i ka ndodhë kreut të atëhershëm që Qeverisë, i cili po keqinformohej dhe nuk po e kuptonte se raportet me SHBA-në po prisheshin, shpejt dhe rrezikshëm.
Ai thotë se EU, para se të paguaj “analistë” rrjetesh sociale për të ndërtuar qëndrimet e veta, është mirë të pyes shtetet anëtare që kanë misionet e veta në NATO dhe do ta marrin përgjigjen se sa ka qenë real rreziku i largimit të ushtrisë amerikane nga KS.
Ja shkrimi i tij:
Fake news? Mos bani hajgare!!
I vetmi dezinformim në atë kohë i ka ndodhë kreut të atëhershëm që Qeverisë, i cili po keqinformohej dhe nuk po e kuptonte se raportet me SHBA-në po prisheshin, shpejt dhe rrezikshëm.
EU, para se të paguaj "analistë" rrjetesh sociale për të ndërtuar qëndrimet e veta, është mirë të pyes shtetet anëtare që kanë misionet e veta në NATO dhe do ta marrin përgjigjen se sa ka qenë real rreziku i largimit të ushtrisë amerikane nga KS.
Kosova nuk e ka leju atëherë e s’do ta lejoj asnjëherë rrezikimin e raporteve të veta me SHBA, ka ende asi që e kane të qartë rrugën!
Analize statusesh në fb?! E bre...