Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, thotë se Raporti i Këshillit të Evropës na bëri me dije se në Kosovë vepron një ndërmarrje në mes politikës dhe mediave, që imponon hesapet e veta mbi vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës, e cila, konsiderohet si shkaktare e rrëzimit të Qeverisë Kurti përmes shpërndarjes së të pavërtetave.
Sipas tij, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.
Postimi në Facebook:
Raporti i Këshillit të Evropës na bëri me dije se në Kosovë vepron një ndërmarrje në mes politikës dhe mediave, që imponon hesapet e veta mbi vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës, e cila, konsiderohet si shkaktare e rrëzimit të Qeverisë Kurti përmes shpërndarjes së të pavërtetave.
◦ A nuk është kjo ndërmarrje rrezik real për sigurinë, integritetin dhe demokracinë e Kosovës?
◦ Derisa u vërtetua ekzistenca e saj, a duhet të tolerohet tash e tutje?
◦ Çka bëjnë Agjencia e Intelegjencës dhe mekanizat e sigurisë?
◦ Deri në çfarë niveli ka shkuar kapja e këtij shteti?
Zgjedhjet janë zgjidhja❗️