Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj studimit të bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”.
Gjoshi foli për lidhjet e autorit të këtij studimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurti, ku në një postimi tregoi edhe lidhjet e autorit me shtetin e Rusisë.
"Interesant, qysh bre gjithmonë po del dikush që ka një vegzë me Rusinë që e mbështet Vetëvendosjen dhe Albin K", tha Gjoshi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Sot nëpër media po qarkullon njëfarë analize e rrejshme për shkaqet e rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin K.
Ky në foto qenka njëri nga katër autorët e shkrimit.
Interesant, qysh bre gjithmonë po del dikush që ka një vegzë me Rusinë që e mbështet Vetëvendosjen dhe Albin K.
Le ta dinë ky Samueli me ata tjerët që e kanë shkru këtë analizë se në trojet shqiptare nuk ka shancë me mbijetu as një ditë një qeveri antiamerikane.
#Mashtrues #AntiAmerikan #ProRus