Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë e dijnë se për çfarë arsyesh është rrëzuar qeveria Kurti.
Madje sipas tij, duke u nisur nga këto arsye, ky subjekt është dyfishuar në përkrahje.
“Të gjithë e dinë pse u rrëzua Qeveria Kurti. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje është ngritur e dyfishuar në mesin e qytetarëve, e të tjerët janë në rënie të lirë. Insistimi se ajo e rrëzoi veten dhe se ishte anti-amerikane, vetëm sa e thellon hendekun”, ka thënë ai.
Është raportuar se njëri nga hartuesit ka edhe lidhje me liderin e VV-së, Albin Kurti.