Zëvendësministri i Drejtësisë Florian Dushi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Parlamenti Evropian, i cili thotë se Qeveria e Albin Kurtit, u rrëzua nga dezinformatat e mediave. Në raport përmendet edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Dushi e ka quajtur “të rremë” këtë raport, duke thënë se qëllimi kryesor ka eksperimentimin ideologjik me Kosovën, duke sulmuar specifikisht LDK-në, përcjell Bota sot.
Sipas Dushit, LDK-ja është aleate historike e demokracive më të fuqishme në botë.
Reagimi i tij në Facebook:
Fake raporti i porositur dhe i diktuar për dhe rreth lajmeve të rreme në Kosovë, qëllim final ka eksperimentimin ideologjik me Kosovën, duke sulmuar specifikisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e vetme të qendrës së djathtë në vendin tonë, aleate historike e demokracive më të fuqishme në botë!