Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Ai tha se këta që në gjithë raportet ndërkombëtare për Kosovën, qysh prej se vendi është i pavarur, rezultojnë si të paaftë, të korruptuar e kriminalë, sot na qenkan mërzitur shumë se një raport i ri po i nxjerr edhe si mashtrues e shpifës të pabesë, dhe si bashkëpunëtorë me sharlatanë si Grenelli, kundër demokracisë dhe qeverisjes anti-korrupsion në vendin e tyre.
Sipas tij reagimi i tyre sot, përpjekjet mjerane për ta mbuluar raportin me shpifje edhe më të mëdha, është më pozitivi për të ardhmen e Kosovës.
"Reagim negativ do të ishte po të heshtnin dhe po të përpiqeshin të bëheshin servilë e të infiltroheshin brenda apo pranë subjektit të cilin populli e mbështet për të sjellë ndryshimin, zhvillimin, drejtësinë e normalitetin", tha Zaimi.