Trupi i pajetë i viktimës që u vra sot në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Para pak minutave ekipet e Institutit Mjekësor Ligjor e kanë dërguar trupin për obduksion.
Ndryshe personi në fjalë u vra në një veturë nga një shtetas i huaj.
Kurse, Policia e Kosovës ka bastisur banesën e një personi, i cili dyshohet se kreu vrasjen në lagjen Dardania në Prishtinë.