Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim personin e dyshimtë për vrasjen që ndodhi sot në rrugën ‘Bekim Fehmiu’në Prishtinë.
Atila Yaldirim është shtetas turk i cili është shpallur person në kërkim, pas vrasje së sotme që tronditi gjithë vendin.
Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, kërkojnë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar dhe të gjithë ata që posedojnë informacione të thërrasin në numrin 192.
Postimi i plotë:
Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 ne rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; ATILA YALDIRIM (1967), shtetas i Turqisë.
Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e pesonit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192.