Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Artan Abrashi në një postim të tij në Facebook i është drejtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafës.
Abrashi duke iu referuar postimit të fundit të Mustafës në rrjetet sociale, thotë se aty dallohet një lloj narrative.
Abrashi thotë se Mustafa ka shkruar se ‘rrëzimi i qeverisë ishte dëmtim i raportit me aleatin e fuqishëm të orientimit që i takon.
Tutje, Abrashi e ka quajtur Mustafën si një komunist të papërmirësueshëm.
Postimi i plotë:
Po ta lexosh mirë reagimin e fundit të Isa Mustafës për Raportin e Këshillit të Evropës, lehtësisht vëren një lloj narrative të njohur.
Thotë se Raporti është i motivuar nga blloku kundërshtar ideologjik, dhe për këtë gjë do ta njoftojë internacionalen e bllokut ideologjik që i takon.
Thotë se arsyeja e rrëzimit të Qeverisë ishte dëmtimi i raportit me aleatin e fuqishëm të orientimit që i takon.
Akuzon palët që hartuan raportin për përpjekje për ta devijuar orientimin strategjik të Kosovës,
Ju lutem! Tregoni dikush këtij KOMUNISTI të papërmirësueshëm se gjuha e Kumrovcit është e tejkaluar, Lufta e Ftohtë ka përfunduar, dhe Amerika nuk duhet në mënyrë sovjetike!