Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, përmes një postimi të bërë në FB ka treguar se sot bëhen fiks 13 vite nga përurimi i shtetit të parë në Prishtinë, ai “Nënë Tereza”.
Ai thotë se u kishte thënë skeptikëve në atë kohë se po ua kthejnë qytetarëve, shëtitoren e famshme të kryeqytetit.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Sot me 6 dhjetor u bënë 13 vite nga përurimi i sheshit të parë në Kosovë, sheshit Nëna Terezë në Prishtinë.
Për të gjithë skeptikët dhe kritikuesit politik të asaj kohe u kam thënë atëherë se “ Po u kthejmë qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës, shëtitoren e famshme të Kryeqytetit.
Me 17 shkurt 2008, ditën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, sheshi u bë vendtakimi i qindra e mijërave shqiptarëve nga e gjithë bota.
U bë vendi kryesor i festës së madhe, gëzimit të Pavarsisë së Republikës së Kosovës.
Jam shum i lumtur për këtë shesh, ai për 13 vite është në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, Kosovës dhe më gjerë.