Kuvendi Komunal i Podujevës këtë të hënë do të mbajë seancë solemne.
Aty do ta marrë detyrën Kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi do ta bëjë betimin bashkë me kabinetin e tij.
Ai është zgjedhur kryetar i kësaj komune me 51.9 përqind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 29 nëntor.