Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e një ndihme të Qeverisë së Japonisë në vlerë prej 800.000 eurove për të siguruar pajisje dhe mirëmbajtur ato.
Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Japonisë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për zgjatjen e ndihmës së Grantit për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të nënshkruar më 21 shtator 2020.
Ky nënshkrimin është bërë nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MSh, Ardian Mehmetaj dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaware.
Marrës i grantit të nënshkruar është Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shfrytëzues i tij është Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për të cilën granti do të shërbejë për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.