Vetëm 2% e qytetarëve të Kosovës do të mund të tërheqin nga Trusti më shumë se nga 3 mijë euro.
Nga 629 mijë e 96 kontribuues që i ka Fondi i Kursimeve Pensionale, janë 12 mijë qytetarë të cilët mund të tërheqin më shumë se nga 3 mijë euro nga 10% i trustit në kuadër të Rimëkëmbjes Ekonomike.
Sipas të dhënave të detajuara 12 mijë e 331 qytetarë të Kosovës do të mund të marrin nga 3 mijë e 117 euro nga llogaritë e tyre në trust.
E po ashtu janë një pjesë e vogël e qytetarëve të cilët mund të përfitojnë nga ky 10% më shumë se një mijë euro.
Konkretisht janë 9 mijë e 719 kontribuues të tjerë të cilët do të mund të tërheqin, 1 mijë e 710 euro nga fondi i kursimeve.