Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të një një studim prej 103 faqesh i publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian, ku thuhet se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur ndikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.
Por, sipas saj, pazaret për rrëzimin e Qeverisë nuk e lejuan ta finalizojnë këtë çështje.
“Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020. Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë”, shkruan ai.
Ja shkrimi:
Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia. Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020.
Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë.
Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.
Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t'i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal.