Vajza e Azem Hajdarit takohet me Vjosa Osmanin, ja për çfarë biseduan

Aktuale

Vajza e Azem Hajdarit takohet me Vjosa Osmanin, ja për çfarë biseduan

Nga: N. H Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Azem Hajdari dhe Vjosa Osmani

Deputetja Rudina Hajdari, që është edhe vajza e ish-zyrtarit të lartë të PD-së, i vrarë në rrethana të pasqaruara, ndodhet sot në Kosovë.

Hajdari ka vizituar Presidenten e Kosovës dhe Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ajo tregon se me Osmanin janë dakorduar që të punojnë më shumë e më ngushtë për çështjet e integrimit si edhe në betejën e gjatë për ndërtimin e shtetit ligjor e luftës ndaj korrupsionit.

Ja shkrimi i saj:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Presidenten e Kosovës dhe Kryetaren e Kuvendit zonjën Vjosa Osmani.

Ndava me të simpatinë për kurajon e treguar në vendimet e marra prej saj, nëpërmjet të cilave nuk pranoi që parimet dhe idealet ti tregtonte për karrierën partiake.

Të jesh grua në politikën shqiptare nuk është aspak e lehtë dhe ne e dimë këtë të dyja.

Nuk është e lehtë as të ecësh përpara mbi parime dhe ide duke refuzuar pazaret.

Por koha ka ardhur që kjo frymë e kjo mënyrë e të bërit politikë të jetë modeli që përqafojmë si shqiptare, andej e këtej kufirit.

Ramë dakord me Vjosën të punojmë më shumë e më ngushtë për çështjet e integrimit si edhe në betejën e gjatë për ndërtimin e shtetit ligjor e luftës ndaj korrupsionit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat