Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se qeveria aktuale në momentin që erdhi në pushtet ka deklaruar se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Rishikimi Buxhetor.
Ndërsa, ai parashikon se, ani se tani u miratua, arsyetimi i radhës nga ana e qeverisë do të jetë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar edhe Buxheti i vitit 2021.
Ai në fund, thekson se ekzekutivi nuk e ka hallin e qytetarëve dhe ekonomisë, por hallin e vetëm e kanë se si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvatin sa më shumë.
Ja shkrimi i tij:
Kur e morrën qeverinë, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Rishikimi Buxhetor.
Thanë, fajin e ka opozita.
Kur u miratua Rishikimi Buxhetor, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Ligji për Rimëkëmbje.
Thanë, fajin e ka opozita.
Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës!
Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar Buxheti i vitit 2021.
Dhe përsëri do ta fajësojnë opozitën.
Pra kuptojeni, këta nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë. Hallin e vetëm e kanë se si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvasin sa më shumë.