Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kohë që nuk e ka takuar kryeministrin Avdullah Hoti.
Ai thotë se ka takuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.
“Nuk kam ndje ndonjë nevojë me takuar kryeministrin Hoti, unë takoj kryetarin Isa Mustafa, sepse jam partner i tij, si dhe Fatmir Limajn. Ka mbi një muaj që nuk e kam takuar kryeministrin Hoti, por nuk e kam ndierë nevojë ta takojë”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus në TV Dukagjini.
Ai ka thënë se takime çdo ditë me Hotin ka zv.kryeministri nga partia e tij, Besnik Tahiri.
Ndërsa duke folur për qeverinë, ka thënë se i ka numrat në limit.
“Edhe kur është votuar kjo qeveri, jo të gjithë deputetët e kanë votuar, por edhe pa ata deputetë ka pasur shumicë të caktuar. Kjo shumicë nuk është e madhe, është në limit, 61 vota nuk janë të qëndrueshme, e ka shumicën e 61 votave”, ka thënë Haradinaj.