Kryetari i AAK-së, Ramsh Haradinaj thotë se me rëndësi ishte votimi i pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Ai thotë se koalcioni ka shumicën në Kuvend por se për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk u gjet dakordimi me partnerin, Listën Serbe.
Haradinaj e sheh si veprim të drejtë votimin e PDK-së.
Sipas tij diskutimi për Buxhetin e vitit 2021 duhet të bëhet me kujdes sepse ka më shumë rëndësi se Rimëkëmbja Ekonomike.
“Është me rëndësi votimi i pakos që ndihmon në tejkalimin e vështirësive ekonomike. Kemi shumicën në Kuvend si koalicion, por nuk gjetëm dakordim me partnerin Lista Serbe, që refuzuan votimin e kësaj pakoje. PDK ka vepruar drejtë me votimin e kësaj pakoje. Edhe kur u votua Qeveria, jo të gjithë deputetët e koalicionit e kanë votu Qeverinë. Kemi një shumicë në limit prej 61 votash. Nuk kam nevojë të madhe të takoj kryeministrin, për këtë punë janë pjesëtarët në Qeveri. Diskutimi për Buxhetin e vitit 2021 duhet të bëhet me kujdes, sepse është më me rëndësi se Rimëkëmbja Ekonomike. Mos miratimi i buxhetit do të shkaktonte krizë në këtë kohë të pandemie dhe do të ishte e rrezikshme“, deklaroi Haradinaj.