Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka reaguar ndaj studimit të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”.
Kelmendi tha se raportin e PE-së lidhur me temat e ndieshme të konspiracionit politik ndaj Qeverisjes së kaluar duhet kuptuar qartë dhe me vetëkritikë.
"Për vetëkritikë është edhe momenti si të arrijë një raport nga Komisioni i Parlamentit të EU-së pa pasur njohuri për të. E pastaj retorikë e pasaktë, e pa drejtë, do e kundërshtojmë etj, etj. fjalë të pa rëndësisë populiste (kështu ndodhi edhe me raportin e Dik Martyt)", shkroi Kelmendi në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Raporti i Komisionit të Parlamentit Europian për çështje të ndieshme të Konspiracionit politik ndajë Qeverisjes së kaluar duhet kuptuar qartë dhe me vetëkritikë, sepse
1. Gënjeshtra mirë e përpiluar nga ndikimi Serbo-Rus dhe me mbështetje të shteteve jo pranuese të shtetësisë së Kosovës, gjithnjë po është rezultatprurëse (fjalë popullore genjeshtra është që ta hudhësh). Pendla nga Aeroplani e pastaj e vërteta është ti zësh pendlat pa rënë në tokë).
2. Për vetëkritikë është edhe momenti si të arrijë një raport nga Komisioni i Parlamentit të EU-së pa pasur njohuri për të. E pastaj retorikë e pasaktë, e pa drejtë, do e kundërshtojmë etj, etj. fjalë të pa rëndësisë populiste (kështu ndodhi edhe me raportin e Dik Martyt). Është mirë të jemi vigjilent nga ngjarjet dhe organizimet konspirative të cilat vijojnë radhazi që po ndodhin, sepse kundërshtimi është i pavlerë ndërkombëtarisht dhe duhet të kuptojmë se tërë betejat për konspiracione po bëhen të paraqesin para bashkësisë ndërkombëtare se Intervenimi i SHBA-së dhe NATO-së ishte e gabuar.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi