Blerim Latifi ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, lidhur me kandidaturën e tij për president të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ramushi do të bëhet president por nuk mundet pa PDK-në dhe LDK-në, e ato nuk e duan atë president, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se ato e duan presidentin nga PDK por pa Ramushin nuk e bëjnë dot.
Latifi ka thënë se është bërë një lëmsh i ngatërruar, që veç zgjedhjet e zgjidhin dhe për këtë shenja e parë se zgjedhjet po afrohen, është kur fillojnë ta shajnë PDK-në të gjithë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Ramushi do të bëhet president, por pa PDK-në dhe LDK- në nuk bëhet dot. PDK dhe LDK nuk e duan Ramushin president. Ato duan president nga PDK, por pa Ramushin nuk e bëjnë dot. Një lëmsh i ngatërruar, që veç zgjedhjet e zgjidhin. Dhe shenja e parë që tregon se zgjedhjet po afrohen është kur t'ia nisin të gjithë me sha PDK-në.