Lansohet Platforma e Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

Lansohet Platforma e Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 06:04
Ilustrim

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Demokraci Plus (D+) organizojnë lansimin e Platformës së Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë - Zgjedhjet e Kosovës të paraqitura vizualisht.

Platforma e Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë është e vetmja platformë online në Kosovë që në mënyrë interaktive paraqet rezultatet zgjedhore për cikle të shumta zgjedhore.

Platforma përmbledh një grup të të dhënave, përfshirë pjesëmarrjen në zgjedhje, votat e partive politike dhe përqindjen e votave të pavlefshme, për zgjedhjet nacionale, komunale dhe ato për kryetarë komunash. Platforma mundëson analizën e informatave në nivel të komunave, qendrave të votimit, e deri tek vendvotimet.

Platforma është një mjet i avancuar për partitë politike, organizatat jo qeveritare, hulumtuesit dhe palët tjera të interesuara që në mënyrë të lehtë të shohin se si kanë performuar kandidatët nëpër komuna dhe cikle të ndryshme zgjedhore në Kosovë, por po ashtu për të identifikuar se ku duhet të ketë përmirësime në procesin e votimit, qoftë përmes rritjes së daljes në votime apo uljen e përqindjes së votave të pavlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat