Deputeti i AAK-së i prekur me COVID-19: Ky virus nuk është hajgare

Aktuale

Deputeti i AAK-së i prekur me COVID-19: Ky virus nuk është hajgare

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka deklaruar se virusi COVID-19, nuk është hajgare.

Ai tha se tash e sa kohë po trajtohet në shtëpi, teksa ka ethe, djersitje, ethe, temperaturë.

Ai porositi të gjithë që të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën e duhur.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Sot po hyj në javën e dytë të vetizolimit pasi nisa të kem simptoma të Covid-19. Tash e sa kohë jam duke u trajtuar në shtëpi, dhe dukshëm jam më mirë seç isha. Djersitje, ethe, temperaturë dhe dërrmimi më përcolli për ditë të tëra.

Ky virus nuk është hajgare!

Ndjejë keqardhje dhe dhimbje për të gjithë ata që humbën më të dashurit dhe ju uroj shëndet të prekurve nga kjo derxhë. Uroj që kjo një ditë të kaloj.

Miq dhe dashamirë,

E kemi për obligim të mbajmë maskën dhe të respektojmë distancën e duhur.

Sikurse çdo vështirësi, edhe kjo do të kalojë.

I juaji,

Gazmend Syla

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat