Ish ushtari i UÇK-së nga Shqipëria: Isa Mustafa e shkatërroj LDK-në, ndërsa fuqizoj ndërkombëtarisht Albin Kurtin

Aktuale

Ish ushtari i UÇK-së nga Shqipëria: Isa Mustafa e shkatërroj LDK-në, ndërsa fuqizoj ndërkombëtarisht Albin Kurtin

Nga: H.O. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Ilustrim/ Isa Mustafa/ Albin Kurti

Ish ushtari i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Vendim Demaj në një shkrim të tij dërguar gazetës, ka kritikuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Për Mustafën, Demaj thotë se e ka dëmtuar shumë LDK-në, andaj duhet të largohet nga kjo parti dhe duhet të rikthehet Vjosa Osmani, ashtu siҫ e mori besimin e qytetarëve.

Në këtë rast, Demaj thotë se Mustafa në bashkëpunim me ish Presidentin Hashim Thaҫi e rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit që populli e deshti me ndryshime pas 20 vitesh.

Demaj thotë se Albin Kurti vetëm se është fuqizuar dhe faktorizuar edhe ndërkombëtarisht.

Postimi i plotë:

Isa Putini duke shkatërruar LDK-në, fuqizoi dhe faktorizoi edhe ndërkombëtarisht Albin Kurtin !!

?Albin Kurti njihet si person revolucionar i cili në boshtin e tij të formimit politik ka ideologjinë proletare dhe është rritur duke u ushqyer me tezat Enveriste të Qosiçit të Kosovës.

Ne veprimtarinë e tij publike është treguar gjithmonë i qëndrushëm dhe ka mbajtur të padevijuar diskursin e tij të qasjes publike sipas teorisë komuniste, "gju më gju me popullin", ku falë këtij qëndrimi stoik ka bërë që kredencialet e tij politike në rriten me shpejtësi.

Që nga 2011 kur VV për herë të parë u bë pjesë e Parlamentit të Kosovës, ajo ka qenë subjekti i vetëm politik që është sulmuar nga të gjitha forcat politike të Kosovës dhe për shkak të veprimtarisë së saj të ashpër ka qenë e sulmuar dhe nga diplomacia ndërkombëtare, pasoja këto që ndikuan në rritjen e besueshmërisë së elektoratit të Kosovës, kryesisht rinisë e cila është mbështrtja kryesore e saj, rini kjo e rritur në Liri ku njohuritë për regjimin seperatis Serb dhe veprimtarinë shqiptare për pavarësi i ka në të njëjtin nivel dhe i konsideron probleme të #tejkaluara saqë mendojnë se ato nuk duhet të shikohen me përparësi për të ecur përpara.

Pas disa betejave pokitike VV në 2 palë zgjedhjet e fundit arriti në kuotat maksimale përfaqësuese dhe u bë faktor për qeverisjen e vendit, por interesat politike të aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, preferonin më parë të krijonin qeveri me pakicën Serbe, që defacto bënte qeverinë e Kosovës të ishte e varuar nga Beogradi, sesa me VV e cila kishte disa kushte që forcat tjera politike nuk i kapërcenin dot.

Kulmi i lulëzimit të këtij #qëndrimi_stoik të Albin Kurtit dhe VV u shpërblye në zgjedhjet e vitit të kaluar ku elektorati i Kosovës pas 20 vitesh zgjodhi ndryshimin dhe i besoi qeverisjen e vendit një brezi të ri politikanësh, atij dhe zj Vjosa R. Osmani të cilët nuk mund të shantazhoheshin as nga struktura oligarke  dhe as nga drejtësia e kapur nga banditët e politikës Kosovare dhe ca pazarxhinjve ndërkombëtarë.

Ky ndryshim që zgjodhi elektorati kosovar prishi establishmentin politik të 20 viteve dhe ishte këmbanë e fortë për #këllirat politike që kanë lindur në politikë qysh me komunizmin Jugosllav, kanë shërbyer në gjitha nivelet e atij regjimi dhe akoma sot vazhdojnë të qëndrojnë vendimmarrës politik edhe pse ka vite që ish Jugosllavia e tyre ka vdekur.

Pavarësisht vullnetit popullor të shprehur qartë dhe përcaktues në Tetorin e kaluar, aktorët politik me paterica, #torrokopët e pagdhendur dhe #gjarpërinjt e natës u investuan në maksimum dhe me çdo mjet derisa arritën të prishin dhe hedhin poshtë vullnetin e diktuar nga votuesit e Kosovës.

Kjo lëvizje guerilase e ideuar nga Hashim Gjarpri dhe e zbatuar nga Isa Putini ndaj këtij brezi të politikanëve të rinj, u mendua si sukses ardhmërie  për #baxhanakët e korrupsionit dhe hajnisë Thaçi & Mustafa, por në realitet ndodhi e kundërta sepse rezultoi shkatërrim politik për kryepuçistin Thaçi dhe parainfarkt politik për Titistin Mustafa.

Prishja e qeverisë Kurti vetëm pas 50 ditësh aktivitet, bëri që aksionet politike të Albinit të rriteshin dhe më shumë, rritje e cila u vërtetua me rënien e Podujevës, bastioni dhe Kalaja e LDK, kjo rritje dhe admirim ndodhi jo vetëm në Kosovë por dhe në kancelaritë Europiane të cilat pak ditë më parë u shprehën përmes një raporti të PE (Parlamentit Europian) se Isa Mustafa dhe #torokopët e tij, janë lider të dështuar dhe të pabesushëm jo vetëm për Kosovën por dhe për BE.

Pas përendimit të epokës sunduese Thaçiane, Kosova ndodhet përballë një realiteti të ri ku situata politike imponon zgjedhje të reja të cilat pritet të mbahen shumë shpejt dhe duket qartë që elektorati kosovar e ka hipotekuar zgjedhjen e tij e cila do të jetë ndëshkim për tradhëtinë dhe mosrespektimin e vullnetit popullor, prandaj Lidhja Demokratike e Presidentit Ibrahim Rugova duhet që të reagojë në mënyrë urgjente duke larguar shkatërruesin e saj Isa Putinin dhe torrokopët varrmihës, të rikthejë Vjosa Osmanin aty ku e kanë votuar të jetë strukturat dhe elektorati, në mënyrë që të shpëtojë turpërimin politik nga elektorati i saj i zhgënjyer dhe i tradhëtuar, përndryshe kjo forcë politike nuk do të jetë më faktor vendimmarrës në skenën politike të Kosovës por do të jetë thjesht një aktor rezervë për zëvendësim./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat