Këshilltari i ministrit Agim Veliut, Bajram Gecaj, gjatë një postimi në facebook ka kritikuar rëndë kryetarin e ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqin.
Gecaj ia kujtoi fjalimin e Bulliqit para asamblistëve, kur përmendi emrat të cilat kanë kontribuuar për lirinë e vendit.
"Në fjalën e tij para asamblistëve, Bulliqi përmendi emra meritorë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, por Dr. Ibrahim Rugova nuk kishte vend në atë listë ... ec e guxo ... e fluturon Albini si (tash) aktivistët e PSD-së!", tha Gecaj, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Për rugovistët dhe LDK-istët të cilët i mashtroi Shpejtim Bulliqi:
Në fjalën e tij para asamblistëve, Bulliqi përmendi emra meritorë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, por Dr. Ibrahim Rugova nuk kishte vend në atë listë ... ec e guxo ... e fluturon Albini si (tash) aktivistët e PSD-së!