Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka konfirmuar sot se nuk ka marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për votimin e Projektligjit për buxhetin.
Hoti ka theksuar se ata e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje pasi në të u përfshinë edhe disa amendamente të propozuara nga PDK-ja.
“Ne e kemi dorëzuar draftligjin për buxhetin. Presim që të kryhen procedurat parlamentare. Nuk kemi marrëveshje me PDK-në për buxhetin. Për Ligin për Rimëkëmbje ata kanë propozuar disa amendamente ne i kemi pranuar dhe ata e votuan Ligjin. Për buxhetin nuk kemi marrëveshje”, ka thënë Hoti.
Në këtë konferencë u dhanë sqarime për tërheqjen e 10% nga Fondi Pensional i Kosovës (Trusti).
Sistemi online për tërheqjen e këtyre mjeteve do të hapet të premten në ora 15:00.