Hoti: Petkoviq nuk hyri në Skenderaj, kemi folur me Bekim Jasharin

Aktuale

Hoti: Petkoviq nuk hyri në Skenderaj, kemi folur me Bekim Jasharin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për vizitën e drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Hoti tha se nuk është e vërtet që nuk është njoftuar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai tha se ka qenë në kontakt me Jasharin për vizitën e Petkoviq.

“Zyrtari serb nuk ka qenë në Komunën e Skenderajt, nuk qëndrojnë këto dhe mbi disa informata kryetari Jashari ka reaguar, ne kemi qenë në kontakt me të”, ka thënë Hoti

Hoti tha se Petkoviq nuk ka qenë në komunën e Skenderajt.

“Zyrtari serb nuk ka qenë në komunën e Skenderajt. Ato janë dhënë gabim përmes mediave dhe kjo ka nxitur reagimin e kryetarit Bekim Jashari. Nuk është e saktë që ai ka qenë në Skenderaj. Ne kur i japim leje i japim saktë se kur do të hyjë në Kosovë, ku do të shkojë pra vendet dhe kur do ta lirojë Kosovën”, ka thënë Hoti.

Ndërsa dje, Jashari tha se nuk ka qenë i njoftuar për vizitin e Petkoviq në Skenderaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat