Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë tha se i sjell në pushtet hajnat e klanit pronto.
Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Cakolli, ia ka kujtuar momentin e fushatës zgjedhore të vitit 2017, kur PDK-AAK dhe Nisma, kandidonin së bashku, me Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër.
Cakolli, ka shkruar duke thënë se kur PDK e bëri kryeministër, Haradinaj thoshte “Kadria, Kadria”, e tani kur e ka marrë vesh që skem votë për ta, i paska ra në mend “pronto”.
Në fund, Cakolli, thotë se “burrësia se ka kështu”.
Reagimi i plotë nga Bujar Cakolli:
Qe çka të ban pushteti, kur e banëm Kryeministër “Kadria, Kadria, Kadria”, e tash kur e ka marrë vesh që skem votë për ta, i paska ra në mend “pronto”. Burrnia se ka kështu valla