Analisti: Vetëvendosje do t’i fitojë 61% në zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

Analisti: Vetëvendosje do t’i fitojë 61% në zgjedhjet e ardhshme

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Krenar Shala

Analisti, Krenar Shala ka thënë se beson që nga zgjedhjet a ardhshme, kurdo që mbahen ato, Lëvizja Vetëvendosje mund të dalë me 61 deputetë.

Ai është shprehur se kjo mund të ndodhë ngaqë qytetarët janë ndarë të kënaqur me qeverisjen e shkurtë të Kurtit dhe reformat që janë bërë në atë periudhë.

“Këta tjerët nuk guxojnë ma me shku në zgjedhje se veç shkojnë tu u djegë. Paramendoni situatën ta zëmë VV i fiton 61 përqind të votave, besoj se zgjedhjet e ardhshme kanë me qenë edhe më befasi se fitorja e Bulliqit. 61  mund ti ketë dhe jam në gjendje me elaboru pse besoj. Nëse i fiton 61 i vyjnë edhe  20 dhe fillon VV me disa reforma që zgjojnë kurreshtjen e qytetarëve që kanë bë mirë që e kanë votu, siç bëri me 4 muaj reforma të cilat jo vetëm që i kënaqi qytetarët po pat simpati të madhe edhe te perëndimorët”, u shpreh ndër të tjera ai.

Shala tutje tha se Kosova nuk ka pasur qeverisje më të mirë që nga shpallja e pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat