Mbyllen shkollat në Karaçevë, reagon bashkësia lokale atje

Aktuale

Mbyllen shkollat në Karaçevë, reagon bashkësia lokale atje

Nga: M.H Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:09
Shkolla “Asllan Thaçi” në fshati Karaçevë e Poshtme

Mbyllja e 15 shkollave në Komunën e Kamenicës (prej klasës 1 deri në klasën e 9), ka ngjallur reagime të mëdha për qytetarët e kësaj Komune. Në mesin e këtyre shkollave është edhe shkolla fillore “Asllan Thaçi”, në brezin kufitar në Karaçevq që numëron mbi 100 nxënës.

Bashkësia Lokale në Karaçevë ka reaguar në lidhje me mbylljen e shkollave duke iu drejtuar qeverisë për të ndërmarrë hapa për hapjen e tyre.

Deklarata nga Bashkësia Lokale

Kësaj here në fillim të këtij viti nuk arritën të ulen në bankat shkollore 12 nxnësit e parë që ishin në klasën e parë gjithashtu edhe 100 nxënësit e kësaj shkolle.

Shkollat fillore të cilat u mbyllen janë, shkolla fillore në fshatin Kopernicë, shkolla fillore në Petrovcë, shkolla fillore në Shipasnis e poshtme, shkolla fillore Strezovfci, shkolla fillore në fshatin Krilevë, shkolla fillore në fshati Buzavat, shkolla fillore në fshatin Duxhevx, shkolla fillore në fshatin Svirxë,shkolla fillore në Gmicë, Lisovsk dhe Desivojsk, etj.

Mbyllja e këtyre shkollavë është bërë me urdhër të kryetarit të komunës, Qëndron Kastrati. Momentalisht nuk vijojnë mësimin 548 nxënës në nivel të komunës dhe njëherit çfarë është më me rëndësi, është Shkolla fillore “Asllan Thaçi” e cila ka filluar mësimin një ditë pune, mirëpo në ditën e dytë drejtoresha nga Komuna, Mihane Morina, i ka ftuar arsimtarët dhe i ka kërcënaur se do i suspendoj nga puna nëse vazhdojnë punën, kështu arsimtarët janë detyruar të dalin në Shkollën fillore “Avni Rrustemi”, në Karaçevë e epërme të vazhdojnë punën.

Mirëpo aty vetëm lajmrohen dhe nuk vazhdojnë punën por që në shkollën fillore “Asllan Thaçi”, është vetëm një arsimtar, Musa Konesha, i cili nuk përfillë vendimet e drejtorisë dhe lajmërohet në Shkollën “Asllan Thaçi”, dhe nuk e lëshon atë shkollë.

Image
Kërkesa ndaj ushtrues së postit të presidentit, Vjosa Osmanit

Ne na vjen keq si Bashkësi Lokale që ka kërcënuar drejtoresha arsimtarët që të mos vazhdojnë punën sepse nuk është në buxhetin e pronësisë së tyre të komunës por nga buxheti i arsimi. Këtë vendim që ka marrë ministri Ramë Likaj dhe Shyqyri Bytyçi më herët kanë bërë që këto shkolla të mbyllen dhe të mos ketë përkrahje që hapen përsëri, pra ata në heshtje kanë pranuar mbylljen e tyre.

Këto shkolla kanë filluar të mbyllen që nga mandati i Ramush Haradinajt për të vazhduar edhe me Albin Kurtin e deri tash në mandantin e A. Hotit që vazhdojnë të jenë të mbyllura këto shkolla

Kemi një vrejtje publike edhe për Sindikatën e arsimit më saktësisht Rrahman Jasharit dhe grupit të tij kjo për arsyje se nuk kanë mbrojtur këto shkolla por kanë mbrojtur interesat personale që të mos i rrezikohet xhepi, paga apo edhe vendi i punës.

Jashar pse nuk i mbrojkte shkollat si Sindikatë është dashur të i mbroshë për këtë mosmbrojte nuk e meriton të jesh në atë pozitë, që nuk mbronë shkollat por heshtë, andaj lësho vendin e punës.

Njëherit presum nga institucionet relevante të Kosovës, të pezullojnë gjitha vendimet e gabura të marra nga Qëndron Kastrati sepse ata që mendojnë që të i mbyllin këto shkolla janë për neve antishqiptar. Janë dëmtuar 15 nxënës dhe janë privuar nga e drejta e tyre për tu shkolluar, gjithashtu edhe 548 nxënës të kësaj Komune të Kamenicës.

As në kohën e Aleksandër Rankoviqit e Milloshiviqit kemi arritë të mbajmë mësimin dhe mos të mbyllim shkollat mirëpo asnjë gjë të tillë nuk do ta lejojmë, nëse ka një ekspertë për këto refoma në arsim për brezin kufitar, ne na duhen arsimtar, psikolog, pedagog që të pajisemi me personel shkollor që përcjellin mbarvajtjen e mësimit, këto i mirëpresim.

Letër publike nga Bashkësia Lokale për kryeminsitrin Hoti

I nderuar kryeministri Hoti ishe i pranishëm në gurthemeli në Rahovëcë, ne u gëzuam shumë për këtë veprim mirëpo kthehu edhe pak nga Kamenica, pse qëndrove e heshte dhe nuk reagove. ,Merr guximin dhe hapi shkollat sepse je vet profesor universitar dhe nuk duhet lejuar mbylljen e shkollave, ktheja buzëqeshjen kësaj komune dhe qytetarëve, nxnesëve dhe tërë personelin arsimor.

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës mbesim me shpresë që të mbajmë një takim me kryeministrin dhe të i’a tregojmë të gjitha hallet dhe kjo kërkesë e Bashkësisë Lokale të merret parasyshë dhe të kalojmë në anën pozitive që këto shkolla do të hapen. Urojmë që në drejtimin tënd kryeministër Hoti të ndodhë kjo hapje sepse jemi nën obmrellën tënde, njoftoi të gjithë ministrat dhe bëj presion që të vazhdojnë punën këto shkolla duke shfuqizuar të gjitha vendime.

Jemi krenar shumë nëse merr këtë hapë të rëndësishëm për hapjen e këtyre shkollave.

Image
Kërkesa ndaj kryeministrit Hoti

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat