Ka arritur në 1 mijë e 137 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 17 viktima nga koronavirusi.
Sipas IKSHPK-së, më së shumti viktima ka pasur nga Komuna e Prizrenit, ku në mesin e tyre është edhe një 49-vjeçar.
IKSHPK-ja bën të ditur se viktimat janë nga 49 deri në 91 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë 1 mijë e 137 persona si pasojë e koronavirusit.