Analisti politik, Musa Preteni, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar planin e Ramush Haradinajt, i cili tashmë e ka bërë të qartë se po kërkon që të vije në krye të shtetit.
Preteni e ka analizuar intervistën e mbrëmshme të Haradinajt, sipas të cilit, tregon se kreu i AAK-së e ka kuptuar se rruga drejt presidencës përmes PDK-së është e pamundshme.
Ai është i mendimit se Haradinaj ka në plan që përmes Vetëvendosjes pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja të vije në krye të shtetit.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/08/auto_auto_auto_preteni-160218154705499515783306131607447551.jpg)
Deklarata e mbrëmshme e Haradinajt për PDK-në tregon se ai e ka kuptuar se rruga drejt presidencës përmes kësaj partie është e pamundshme.
Diskursi i tij i mbrëmshëm shfaq qartë zgjedhjen e rrugës tjetër nga ana e Haradinajt drejt të parit te vendit, e ajo është përmes Vetëvendosjes pas mbajtjes së zgjedhjeve te reja.
Pra, matematika është e thjeshte: Haradinaj duke shpresuar se VV pas zgjedhjeve te ardhshme do të ketë nevojë për një partner qeverisës nga partitë shqiptare, atëherë ai do të tentojë serish pozitën e presidentit me një marrëveshje me Albin Kurtin, i cili synon njëherë për njëherë vetme pozitën e kryeministrit.