Ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Qamil Thaçi nga fshati Shkarashnik.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëluftëtari i tij, Faton Thaçi, përmes një postimi në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
Lajmërim Pikëllues,
Lamtumirë bashkëluftëtari im i luftës së lavdishme të UÇK-së!
Të dashur miq,
Sot, me pikëllim të thellë, morëm lajmin e hidhur për vdekjen e parakoshme dhe të papritur të Kushëririt dhe bashkëluftëtarit të luftës së lavdishme të UÇK-së Qamil F. Thaçi.
Qamil Thaçi njeri me vyrtyte të larta njerëzore, humane e Kombëtare, ndër vite i përkushtuar me angazhime dhe kontributet ndaj çështjes madhore të Kombit, në kohën kur Kosova kishte nevojë për mobilizim gjithë kombëtar i ndieri bashkë me dy djemtë e vëllau Bekimin dhe Qazimin Thaçi iu bashkangjitën radhave të UÇK për t’i dal zot atdheut.
Atdhedashuria, përkushtimi, angazhimi, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë e kanë karakterizuan Qamil F.Thaçi gjatë gjithë veprimtarisë së tij.
Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna, angazhimi, urtësia e vyrtytet e tij me vlera të larta njerëzore, humane e Kombëtare.
Bashkëluftëtari im, pusho në paqe në tokën e Kosovës Nënë, që aq shumë e deshte, punove, veprove e kontribuove pa rreshtur për të!
Lamtumirë bashkëluftëtar Qamil Thaçi të fala gjithë shokëve tanë atje në amshim!
Lavdi deri në përjetësi për kontributin tuaj Kombëtar!
Nga bashkëluftëtar i luftës së lavdishme të UÇK-së:
F. Th.