Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar për videon e shumëpërfolur të cigareshitësit që disa persona me një lokal në Prishtinë ia dogjën duart pasi ia lyen me dezinfektues me alkool.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se Bullizmi është i papranueshëm, dhe ata që qeshin me këto imazhe duhet ta pyesin veten se a do të qeshnin po të ishin ata viktima.
Ai ka thënë se është ndjerë i triashtuar nga kjo pamje.
Postimi i plotë:
Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit Ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë!!.